07:38 / 08.11.2022
Moti sot, kryesisht i vranët
RTKlive
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Gjatë ditëve në vazhdim parashihet të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se java e dytë e nëntorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.























