14:03 / 08.11.2022
Ivan Raduloviç jep dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit të RTK-së
RTKlive
Ka dhënë dorëheqje nga pozita si anëtar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Ivan Raduloviç, i cili vjen nga radhët e komunitetit serb.
Këtë e konfirmoi për RTKlive, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
“Anëtari i Bordit të RTK-se z. Ivan Raduloviç, më ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit”, tha Boletini.
“Ai në letrën e dërguar dje, por që e mban datën 6 nëntor 2022, ka thënë se dorëheqjen e ka dhënë për arsye personale”, shpjegoi Boletini.























