Rama i jep ‘çelësin e Prishtinës’ artitektit Andrija Mutnjaković
BKT
Kosovë

Rama i jep ‘çelësin e Prishtinës’ artitektit Andrija Mutnjaković

Fadil Sertolli / RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhënë çelësin e kryeqytetit, Andrija Mutnjaković, arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Ka qenë i pari i kryeqytetit që përmes një postimi në 'Facebook' e ka bërë të ditur ndarjen e këtij çmimi për artitektin e njohur.

"Kënaqësi shumë e veçantë t’i dhurojmë çelësin e Prishtinës Andrija Mutnjaković, arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës 'Pjetër Bogdani', si një simbol i mirënjohjes dhe vlerësimit nga unë dhe qytetarët e Prishtinës për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimin e një veçantie dhe ekspresiviteti të guximshëm të qytetit tonë”, ka shkruar Rama.

Ai ka shkruar tutje se 'pikërisht godina e Bibliotekës, e cila na jep një ndjenjë krenarie, identiteti dhe nderi, është arsyeja pse zgjodha të bëhesha arkitekt’.


MË SHUME NGA Kosovë