07:23 / 09.11.2022
Moti sot, kryesisht me diell
RTKlive
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me intervale të gjata me diell si dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Në mëngjes parashihet mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale.
Gjatë ditëve në vazhdim parashihet të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.























