Kryesuesi i KGJK-së vizitoi Gjykatën Themelore në Mitrovicë
B.H. / RTKlive
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj së bashku me Drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Mitrovicë, me ç’rast janë takuar me nënkryetarin e kësaj gjykate, Bekim Veliqi, gjyqtarët, administratoren dhe stafin administrativ, ku diskutuan për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës pa ndërprerje në situatën aktuale.
Kryesuesi Zogaj dhe drejtori Maliqi u siguruan nga nënkryetari Veliqi dhe administratorja, se gjykata është duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi.
Zogaj siguroi se Këshilli është i vendosur për ofrimin e gjithë mbështetjes së nevojshme me qëllim që Gjykata Themelore në Mitrovicë të funksionojë edhe në rrethanat aktuale për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.























