Rama në Emirate për tërheqje investimesh e donacionesh për Prishtinën
BKT
Kosovë

Rama në Emirate për tërheqje investimesh e donacionesh për Prishtinën

Fadil Sertolli / RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Abu Dhabi.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se kjo vizitë po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën.

“I nderuar të jem i ftuar i Kryesuesit të Departamentit të Shëndetësisë së Abu Dhabit, Shkëlqesisë së tij, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi”, ka shkruar Rama.

Kjo vizitë, shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në EBA, Xhabir Hamiti, sipas Ramës, po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën dhe zgjerimit të potencialit ekonomik të kryeqytetit dhe Kosovës në tërësi.

“Jemi të përkushtuar në vendosjen e marrëdhënieve me kryeqendra botërore, veçanërisht në krjimin e partnerëve strategjik për zhvillimin e Prishtinës tonë”, ka shkruar në fund i pari i Prishtinës Përparim Rama.


MË SHUME NGA Kosovë