Sonte në RTK shfaqet dokumentari ‘Shkollat që ndajnë’|Video
BKT
Foto/ RTK
Kosovë

Sonte në RTK shfaqet dokumentari ‘Shkollat që ndajnë’|Video

A.B/ RTKlive

Departamenti i dokumentarëve i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), sonte (e enjte) me fillim në ora 21:50, do të sjellë dokumentarin ‘Shkollat që ndajnë’ , i realizuar nga gazetarja e RTK-së, Valdete Osmani.

Ky dokumentar flet për sistemin arsimor paralel që zhvillohet në disa komuna të Kosovës dhe që financohen nga shtetet fqinje dhe që punojnë sipas plan programeve të atyre shteteve.

Ndryshe ekipi i RTK-së, për këtë dokumentar sjell materiale nga komunat si Fushë Kosovë, Mitrovicë,  Graçanicë,Lipjan,  Obiliq, Gjilan,  Artanë dhe Kamenice, Shtërpcë, Prizren,  Dragash.

Në të gjitha këto komuna ku arsimin e ndjekin komunitetet e përziera, I vetmi që ka pranuar të flas për RTK-në, ka qenë drejtori i drejtoratit të arsimit në komunën e Artanës, Sinisha Dimic.

Për më shumë ndiqeni promon e plotë të dokumentarit ‘Shkollat që ndajnë’ .


MË SHUME NGA Kosovë