Bie interesimi për lexim në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”|Video
BKT
Kosovë

Bie interesimi për lexim në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”|Video

Shqiponje Osmanaj / RTK

Shumë studentë shfrytëzojnë bibliotekat për të lexuar. Aktualisht biblioteka e kryeqytetit “Hivzi Sulejmani”, e cila tanimë gjendet në një objekt të ri, ofron kushte të mira për lexuesit.

Studentët që shfrytëzojnë këtë bibliotekë thonë se për lexim vazhdimisht shfrytëzojnë këto hapësira. Megjithatë, drejtues të këtij institucioni thonë se, në krahasim me periudhën e pandemisë, ka rënie të numrit të lexuesve që shfrytëzojnë sallat e leximit.

Sa i përket anëtarësisë, pra numrit të lexuesve në këtë bibliotekë janë të kënaqur drejtuesit e bibliotekës edhe pse thonë se pandemia ka ndikuar në uljen e interesimit por ditëve të fundit ka dukshëm interesim për librin.

E sa i përket pasurimit të kësaj biblioteke me tituj të rinj, përveç zyrtares në këtë bibliotekë edhe studentët shprehen të kënaqur.

Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, e cila është në lagjen Dardania meton të jetë si vendi që ofron kushte më të mira nga gjitha bibliotekat edhe në tërë vendin, por lexuesit ankohen se ajo mbyllet në ora 19:00.

Biblioteka Hivzi Sulejmani ka mbështetje nga Ministria e Kulturës, nga Komuna e Prishtinës përmes programeve të subvencioneve, nga ambasada amerikane në Kosovë, autor të librave të ndryshme, pensionistë të shumtë të cilët i dhurojnë librat e tyre për gjeneratat e reja.

Ka edhe projekte te tjera qe i organizon kjo biblioteke në interes të lexuesve.

 


MË SHUME NGA Kosovë