Gjinovci e Hoxha lirohen nga arresti
RTKlive
(Plotësuar) Janë liruar nga arresti, Rron Gjinovci e Dibran Hoxha, pas aksionit simbolik sot në orën e profesorit Bujar Dugolli në Universitetin e Prishtinës.
Ata e penguan mbajtjen e orës së tij, duke protestuar për shkak të evidentimit se një punim shkencor që mbanë emrin e Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit ka rezultuar si plagjiaturë.
“Nuk ekziston mundësi dënimi me vite burg në sistemin e drejtësisë kosovare, sa jena na në gjendje me i bajt për kauzat që i besojmë”, ka shkruar Gjinovci në llogarinë e tij në facebook, duke treguar se tashmë janë liruar.
Ndërkohë, avokatja Rina Kika, nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), në konferencë të jashtëzakonshme për media, pas marrjes së pyetje nga policia të dy aktivistëve të saj, deklaroi se Gjinovci e Hoxha janë marrë në pyetje nën dyshimin se kanë penguar personin zyrtar, por që sipas saj, aksioni ka qenë paqësor.
Sipas saj, vepra për të cilën ata janë marrë në pyetje është e dënueshme nga tre muaj deri në tri vjet burgim.
Gjinovci ka sqaruar në detaje për aksionin duke thënë se kanë dashur që ta pengojë mbajtjen e ligjëratës të Dugolli, që Këshilli i Etikës e ka shpallur plagjiatorë.
Ai madje ka thënë se veprimet e tyre në kundërshtim të plagjiatorëve do të jenë të paparashikueshme.
Edhe Dibran Hoxha tha se nuk do të lejojnë plagjiatorët që të ligjërojnë në UP.
Me 16 qershor Këshilli i Etikës ka marrë vendim të shpall plagjiatorë Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin.
Sipas vendimet thuhet se ata me publikimin e artikulli i ka cenuar të gjitha rregullat etike. “Kur punimi i tyre është larguar ka qenë fakt se është plagjiaturë”, deklaroi Hoxha.
Arrestohen Gjinovci e Hoxha, protestuan kundër Kastratit e Dugollit
Aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan sot nga policia, pas një aksioni simbolik.
“Ata janë arrestuar pas aksionit ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik”, shkruan në njoftimin e organizatës e cila merret me rritjen e cilësisë në arsim.
“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë, siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje tëkalojmë në aktivizëm gueril”, shkruan në këtë komunikatë.
Ata deklarojnë se një gjë e tillë do të ndodhë në të gjitha rastet kur “institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve”.
“ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.
Sipas kësaj organizate, nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. “Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë, të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë”.
“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”.
Ditë më parë, kjo organizatë ka publikuar të dhënat të vërtetuara se profesorët Ardian Kastrati e Bujar Dugolli, e kanë plagjiaturë (të vjedhur) një punim shkencor.
Dugolli e ka pranuar se punimi shkencor ishte kryer nga Ardian Kastrati, por sipas tij, kishte pranuar që t’i vedosej emri në mirëbesim, pa e ditur përmbjatjne e tij.


























