Rikthehet në prodhim njësia B-2 e TC “Kosova B”
BKT
Foto: KEK
Kosovë

Rikthehet në prodhim njësia B-2 e TC “Kosova B”

J.Musliu/RTKlive

Rikthehet në prodhim njësia B2 në termocentralin “Kosova B”, duke bërë që furnizimi me energji elektrike, të mund të jetë më stabil.

Kështu ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës, sipas së cilës, ka përfunduar me sukses revizioni i njësisë B-2.

Kështu, Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të Termocentralit ‘Kosova B”,  është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B.

“Për më tepër, njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditor)  3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me me 12 nëntor 2022 në orën 21:40”, deklaron KEK-u.

Është paralajmëruar se situata me funrizim me energji elektrike, këtë dimër mund të jetë më e vështirë për shkak të kërkesës dhe çmimit të lartë në treg.


MË SHUME NGA Kosovë