Ministria e Mbrojtjes mohon se FSK nderoi pllakën dedikuar ushtarëve serbë
BKT
Foto: Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Facebook
Kosovë

Ministria e Mbrojtjes mohon se FSK nderoi pllakën dedikuar ushtarëve serbë

E.Hoti /RTKlive

 Ministria e Mbrojtjes ka reaguar  lidhur me lajmin e publikuar nga disa medie se gjoja Togu i Gardës Ceremoniale ka bërë nderime për të rënët serb të vitit 1912.

Në një reagim në Facebook, Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se lajmi nuk është e vërtetë.

“Me datën 11.11.2022, Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francez dhe gjerman, gjatë Luftës së Parë Botërore, në periudhën 1914-1918.

Pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve, janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serb të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më tej në reagim theksohet se Togu i Gardës Ceremoniale ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francez dhe gjerman.

“Pozicionimi fizik i gardistëve tanë është imponuar nga pozita e pllakave memoriale dhe platosë përkatëse, dhe në asnjë formë nuk nderohen të rënët serb. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK nderojnë gjithmonë vetëm popujt mbrojtës të vlera të lirisë, paqes dhe demokracisë dhe assesi ata që kanë qenë faktor destabilizues në secilën etapë dhe autorë të krimeve e terrorit”, thuhet  ndër të tjera në reagim.


MË SHUME NGA Kosovë