Sonte në “RTK Prime”, intervistë me zv.kryeministrin Besnik Bislimi
RTKlive
Ai do të flasë për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në intervistë për gazetaren Fitore Rexhepi, numri dy i Qeverisë së Kosovës, i ngarkuar edhe me procesin e dialogut, do të shpjegojë se në çfarë situate ndodhen aktualisht bisedimet, sidomos për çështjen e targave.
A mund të ketë shtyrje të zbatimit të fazës së dytë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, që qytetarët, të cilët në veturat e tyre kanë targa ilegale KM, nga 21 nëntori, do të gjobitën ose jo?
Si kaloi takimi i fundit i tij me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Bruksel?
Çfarë shkruan në planin franko-gjerman për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe përse një plan i tillë tashmë nga Brukseli deklarohet se është i BE-së?
A ka plan apo propozim të ri?
Si e cilëson Bislimi, rikthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës?
Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera, u përgjigjet sonte në emisionin “RTK Prime”, Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi.
Emisioni “RTK Prime” transmetohet të martën, mërkurën e të enjten, me fillim në orën 20:20 në RTK1.























