Vërshime në Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik e Istog |Video
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Vërshime në Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik e Istog |Video

Islam Haxhiu/RTK

Prej mesditës së sotme (e diel), disa komuna të Kosovës, po përballen me vërshime pas reshjeve të dendura të shiut. Komunat më të prekura në Rrafshin e Dukagjinit janë Gjakova, Juniku, Deçani, Peja e Istogu.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë, pothuajase në të gjitha komunat e Rrafshit të Dukagjnit,  gjatë ditës së diel ka pasur vërshime.

Gjendja më e rënduar paraqitet në komunën e Deçanit, përkatësisht në fshatin Baballoq, ku shumë oborre të shtëpive  tashmë janë nën ujë.

Krejt kjo pasi që Lumbardhi i Loqanit i tëri ka dalë nga shtrati duke e bllokuar edhe rrugën kryesore.

Ndërkaq ekipet emergjente të komunës që nga orët e para të mëngjesit kanë dalë në teren.

Në komunëne e Gjakovës niveli  i lumenjve është rritur shumë e poashtu nëpër disa bodrume të shtëpive në lagjen Brekoc  ka dëpërtuar uji.

Sidoqoftë sipas zyrtarëve komunalë në Gjakovë gjendja është e menaxhueshme.

Edhe në komunën e Junikut si pasojë e reshjeve të pandërprera nëpër disa shtëpi ka depërtuar uji ndërsa që nga uji i rrëmbyeshëm ka filluar dëmtimi i anësorëve të shtratit “Ereniku”.


MË SHUME NGA Kosovë