Presidentja Osmani takoi kongresmenin amerikan, Ritchie Torres
Foto/ Arlinda Sejda/ RTK
Kosovë

Presidentja Osmani takoi kongresmenin amerikan, Ritchie Torres

Arlinda Sejda/ RTK

(E plotësuar, ora 12:00) Presidentja e vendit Vjosa Osmani, priti në takim kongresmenin amerikan Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare të Kongresit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e falënderoi për punën e tij të jashtëzakonshme në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe e njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe situatën aktuale të sigurisë.

Në takim me kongresistin Torres, Presidentja Osmani vuri theksin në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, si dhe angazhimin e tij për mbështetjen e mëtejme të Kosovës.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se kongresisti Torres po e vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Engel, duke qenë një zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan.

Kongresisti Torres theksoi se Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe se do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Republikën e Kosovës.

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres viziton Kosovën

A.Bela / RTKlive

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, një përkrahës i madh i Kosovës, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në orën 12:00 në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit.

Po ashtu edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot pret në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Ndryshe kongresisti Torres dje ka vizituar Gllogjanin.


MË SHUME NGA Kosovë