Mehaj takoi ambasadorin francez, diskutojnë proceset në FSK
Foto/ Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës 
Kosovë

Mehaj takoi ambasadorin francez, diskutojnë proceset në FSK

A.Bela/ RTKLive

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot priti në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot me delegacionin e tij.

“Me këtë rast, Ministri Mehaj me Ambasadorin Guérot diskutuan nivelin e bashkëpunimit bilateral me fokus për mbështetjen më të madhe nga Franca si vend i rëndësishëm i NATO-s në proceset zhvillimore të FSK-së si dhe ato integruese në organizatat ndërkombëtare të sigurisë dhe Programin e Partneritetit për Paqe si rrugë drejtë anëtarësimit në NATO. Nga ana e tij, Ambasadori Guérot shprehu gatishmërinë e tij për të adresuar këto çështje të autoritetet përgjegjëse franceze duke konfirmuar se Franca e mbështetë vendin tonë në perspektivën zhvillimore si dhe është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë duke vlerësuar edhe rolin e madh të vendit tonë në këtë aspekt”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë