Përfundon Projekti për Ndihmë Humanitare në Kosovë
Kosovë

Përfundon Projekti për Ndihmë Humanitare në Kosovë

M.MIftari/RTKLive

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, së bashku me UNDP Kosovo, UN Women Kosovo dhe partnered, mbajtën një ceremoni përmbyllëse për të shënuar përfundimin e Aksionit “Përgjigja ndaj Emergjencës COVID-19 dhe Mbështetja e Rikuperimit të Hershëm”. 

Aksioni, i njohur edhe si Projekti për Ndihmë Humanitare (HAP), është financuar nga BE në Kosovë dhe zbatuar nga UNDP, në partneritet me UN Women dhe në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Vullnetarëve të OKB-së, institucionet qendrore dhe lokale dhe OJQ-të partnere. 

Projekti HAP, me vlerë 5 milionë euro, filloi në dhjetor 2020 si përgjigje emergjente ndaj pandemisë, duke mbështetur më shumë se 10,000 familje. Projekti ka përmirësuar ofrimin e shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale (QPS) dhe qasjen në mbrojtje sociale të barabartë, cilësore dhe të integruar për grupet më të cenueshme. 

Këtë aktivitet humanitar kanë përshëndetur Johannes Stenbaek Madsen, shef i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence, të cilët falënderuan qeverinë dhe komunat lokale dhe partnerin zbatues UNDP, për përkushtimin e tyre për të arritur rezultate më të shumta dhe të mira së bashku.

Ndërkaq Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka prioritizuar mbështetjen e kategorive sociale dhe planifikon në vazhdimësi zbatimin e programeve dhe masave për mbështetjen e grupeve të cenueshme në gjendje të nevojës sociale dhe ngritjen e mirëqenies së familjeve në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë