IKSHPK: Jo në të gjitha rajonet uji i ujësjellësit është i pijshëm
J.Musliu/RTKlive
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se në cilat rajone të vendit, përmbushen standardet për ujë të pijshëm.
Kjo pas vërshimeve që përfshinë vendin në ditët e fundit. Në këtë njoftim shkruan se bazuar në të dhënat nga rezultatet laboratorike në IKShPK dhe QRShP rajonale, ende edhe sot në disa rajone, uji nuk i përmbushë standardet e paraparë për ujin e pijshëm.
Nëse shikohet sipas rajoneve, atëherë rezultat janë si më poshtë:
Regjioni i Prishtinës: në të gjitha mostrat e analizuara për regjionin e Prishtinës:
Uji në regjionin e Prishtinës i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën
Regjioni i Mitrovicës:
Uji në qytetin e Mitrovicës dhe në Skënderaj nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. Uji në qytetin e Vushtrisë është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-oresh për popullatën
Regjioni i Pejës:
Në mostrat e grumbulluara sot ende vazhon vlerë e rritur e turbullirës në ujin për pije në të gjitha njësitë e rrjetit te ujësjellësit KRU Hidrodrini : Uji në Pejë, regjioni që furnizohet nga sistemi i Ujit të Zi dhe në Deçan i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. Vitomirica dhe Novosella që furnizohen nga sistemi i Radavcit nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. Uji në Istog dhe Klinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.
Regjioni i Gjakovës:
Uji në Gjakovë dhe Rahovec i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. Uji në sistemet: Damjan dhe Gërqinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm
Regjioni i Prizrenit:
Në Malishevë edhe pse ka filluar uji të kthjellohet ende vlerat e turbullirës i tejkalojnë vlerat e lejuara për ujin e pijshëm. Nga të dhënat laboratorike: Uji në regjionin e Prizrenit i përmbushë standardet e parapara per ujin e pijshëm. Uji në Malishevë nuk i përmbushë standardet e parapara per ujin e pijshëm
Regjioni i Ferizajit:
Nga të gjitha mostrat e analizuara për rajonin e Ferizajit dhe Kaçanikut: Uji i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën
Regjioni i Gjilanit:
Uji në Gjilan, Kamenicë dhe zonën e fshatrave i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. Uji në Viti nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. Rekomandohen qytetarët në rajon ku uji nuk është në përputhshmëri me standardet e parapara: që para përdorimit uji të vlohet, të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar. IKShPK/QU vazhdon me monitorim te ujit për pije dhe percjelljen e situatës epidemiologjike në këto zona. Mos furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm për popullatën mbetet akoma shqetësues.
“IKShPK/QU në bashkëpunim me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve, vazhdojnë angazhimin për stabilizim të furnizimit me ujë të pijshëm”, shkruan në njoftim.