Pas uljes së pagave, KGJK me listë të shërbimeve esenciale
Foto: KGJK
Kosovë

Pas uljes së pagave, KGJK me listë të shërbimeve esenciale

E.Hoti/RTKlive

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot,  nën udhëheqjen e kryesuesit, Albert Zogaj, ka përcaktuar  listën e shërbimeve esenciale që do të kryhen nga gjykatat deri më 8 dhjetor 2022.  

Ky veprim i KGJK-së vjen pas vendimit të Qeverisë Kurti për t’i ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi atyre iu ishin rritur në vitin 2017 nga ish kryeministri Ramush Haradinaj

Kjo listë përfshinë procedimin dhe mbajtjen e seancave lidhur me masat për sigurinë e të pandehurve në procedurë, shqyrtimet për rastet me paraburgim dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit me çrregullimet mendore.

Pastaj në këtë listë janë trajtimi i kërkesave për sekuestrim dhe masat e përkohshme, ekzekutimi i vendimeve penale, çështjet e dhunës në familje dhe çështjet e sigurimit të kërkesë-padisë.

"Përmbarimi i vendimeve për raste e dorëzimit të fëmijës, realizimit të kontaktit dhe alimentacionit si dhe rastet e tjera në çfarëdo procedure kur është në pyetje interesi i fëmijës", shkruan në vendimin e KGJK-së.

Procedura për dërgimin e personave në rehabilitim dhe të gjitha shërbimet administrative.


MË SHUME NGA Kosovë