Rrëzohet një lis në Mitrovicë, dëmtohen tetë vetura
Kosovë

Rrëzohet një lis në Mitrovicë, dëmtohen tetë vetura

E.Hoti/RTKlive

Sot në Mitrovicë është rrëzuar një lis i madh ku për pasojë janë dëmtuar disa vetura që ishin të parkuara.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se nuk ka pasur persona të lënduar, me përjashtim të tetë veturave të  dëmtuara.

“Sot afër palestrës ‘Minatori’ në qytetin e Mitrovicës, është rrëzuar një lis. Nuk ka asnjë person të lënduar, me përjashtim të tetë veturave të cilat janë dëmtuar”, tha Zahiti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve të cilët po merren me rastin.


MË SHUME NGA Kosovë