Osmani në Bondsteel: Lidhja jonë është më e fortë se kurrë|Foto
Foto: Vjosa Osmani/Twitter
Kosovë

Osmani në Bondsteel: Lidhja jonë është më e fortë se kurrë|Foto

J.Musliu/RTKlive

Amerikanët kudo që janë festojnë Ditën e Falënderimeve. Për të nderuar këtë traditë, Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ushtarë amerikanë, kanë drekuar në kampin Bondsteel ku janë të stacionuar mijëra trupa ushtarake të SHBA-së.

Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka treguar se sot në këtë ditë, ka falënderuar ushtarët amerikanë dhe shtetin amerikan, për kontributin e tyre ndaj Kosovës.

“Populli i Kosovës është mirënjohës për shërbimin, mbështetjen dhe ndihmën vetëmohuese të çdo amerikani që ka shërbyer në vendin tone”, shkroi osmani në Twitter.

“Lidhja jonë është më e fortë se kurrë”.

Dita e Falënderimeve ose “Thanksgiving Day” është një festë shumë e rëndësishme amerikane, e cila në SHBA festohet të enjten e katërt të nëntorit.

Dita e Falënderimeve e shpallur nga Xhorxh Uashington, festohet që nga viti 1789.

Në Shtetet e Bashkuara, lloje të caktuara të ushqimeve janë shërbyer tradicionalisht në Ditën e Falënderimeve. Gjeldeti i pjekur është ushqimi kryesor në çdo tryezë.

Është bërë aq e zakonshme, sa shpeshherë kësaj feste i referohen si Dita e Gjelit të Detit.

 Patate me lëng mishi, patate e ëmbël, salcë boronicë, misër i ëmbël, perime të ndryshme vjeshte dhe byrek me kungull janë ushqimet që nuk mungojnë në tryezat e familjeve amerikane.


MË SHUME NGA Kosovë