Ngjarjet e datës 25 nëntor
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 25 nëntor

RTKlive

Ngjarjet e datës 25 nëntor 2022.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore "Faik Konica". (Shkolla Faik Konica në Prishtinë, ora 8:30)

Zv.kryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka. (Objekti i MPJD-së, ora 09:15).

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të bëjë prezantimin e Udhërrëfyesit të financimit të bazuar në performancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. (Ora 9:45)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” në Ferizaj organizojnë performancën që ka të bëj me shprehjen e pakënaqësisë karshi neglizhencës së institucioneve shtetërore lidhur me kërkesat e banorëve të kësaj lagje. (Rruga “Gëzim Sahiti” në Ferizaj, ora 10:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit, përvjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit dhe Ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari. (Lokalet e LSHK-së, Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve, ora 12:00)

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vihet gurthemeli e shtatores së heroit  të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cernica. (Para objektit të zyrës së krytarit, ora 12:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me reformën dhe agjendën legjislative në MPJD. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00)

Komuna e Malishevës përuron librin "Dora e Shpresës" e autorës Lule Telaku. (Salla e Kuvendit Komunal në Malishevë, ora 15:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë aksion simbolik. (Pranë objektit të ish-Rilindjes, ora 16:30)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bënë hapjen e ceremonisë së fushatës globale“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Tek Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle