Lirohen nga paraburgimi tri infermieret e rastit “Orenda” në Pejë
Foto: RTKlive
Kosovë

Lirohen nga paraburgimi tri infermieret e rastit “Orenda” në Pejë

J.Musliu/RTKlive

Me vendim të Gjykatës Supreme, tri infermiereve të arrestuara, lidhur me rastin e dyshuar për ushtrim dhune ndaj një gruaje të moshuar në shtëpinë për të moshuar “Orenda” në Pejë, u është ndërprerë masa e paraburgimit.

Ndaj tri infermiereve që punonin në shtëpinë private për të moshuar, “Orenda”, e që në fillim të këtij muaji u arrestuan, pas publikimit të një vidoje ku shiheshin duke  dhunuar një të moshuar, ndonëse janë liruar nga paraburgimi, procesi gjyqësor ndaj tyre edhe më tej vazhdon.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë”, shkruan në aktgjykim.

“Të pandehurave u ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri”, shkruan në aktgjykim.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, A.Pelaj, A. Rexhepi, dhe R. Kuqi – Gashi, me 2 nëntor, u ishte ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore e Pejës.

Në pamjet që ishin publikuar, e që patën ngjallë reagime të forta në opinionin publik, shihet një infermiere e cila sulmon të moshuarën, derisa një tjetër e xhiron e një tjetër nuk reagon.

 Oda e Infermierëve të Kosovës të njëjtave ua ka tërhequr licencën e punës kurse shtëpia për të moshuar “Orenda” në Pejë, me vendim të institucioneve përkatëse është mbyllur.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle