Ambasada e SHBA-së kërkon t’i jepet fund dhunës mbi baza gjinore
Foto: Ambasada amerikane
Kosovë

Ambasada e SHBA-së kërkon t’i jepet fund dhunës mbi baza gjinore

J.Musliu/RTKlive

Në ditën e parë të aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalë me një reagim.

“Gjatë 30 viteve të fundit, ne kemi parë një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimet ndaj dhunës me bazë gjinore, por ka shumë më tepër që komuniteti global duhet të bëjë për t’i dhënë fund të gjitha formave”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

 Kjo ambasadë ka bërë thirrje që t’i jepet fund çdo forme të dhunës me bazë gjinore.

“Ne jemi të gatshëm të bashkojmë forcat me partnerët e Kosovës në këtë përpjekje”.

Nga sot ka filluar fushata globale“16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.


MË SHUME NGA Kosovë