20:33 / 27.11.2022
Në Shajkoc përurohet parku memorial i dëshmorëve e martirëve|Video
Qendresa Duraku /RTK
Në Shajkoc të Podujevës, u përurua parku memorial në nderim të dëshmorëve të kombit, Hasan Ramadani e Ilir Durmishi dhe martirëve të tjerë të cilët u vranë në luftën e fundit të Kosovës. Për dëshmorët, thanë se ata janë të pavdekshëm, pasi kauza e tyre ishte e drejtë, liri dhe pavarësi për Kosovën.
Në nderim të tyre, morën pjesë personalitete të shquara të jetës ushtarake e politike të vendit, me ç`rast u tha se gjaku i derdhur i dëshmorëve përbën lavdinë më sublime të këtij fshati.