Presidentja Osmani: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!|Foto
Foto: Vjosa Osmani/Facebook
Kosovë

Presidentja Osmani: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!|Foto

J.Musliu/RTKlive

Para se të udhëtonte drejt Vlorës, për të marrë pjesë në manifestimet për nder të Ditës së Flamurit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, qëndroi në Prekaz.

“I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari”, deklaroi presidentja Osmani, e cila vendosi kurora lulesh pranë varrit të komandantit legjendar.

“Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë”.

Presidentja Osmani u shpreh se Adem Jashari hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t'u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

“Një ditë dhe tri data historike. Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!”

Më pas, presidentja Osmani është pritur nga familja Jashari dhe Rifati, vëllai i komandantit legjendar.