Adem Jashari sot do të mbushte 67 vjeç
Foto: RTKLive
Kosovë

Adem Jashari sot do të mbushte 67 vjeç

RTKlive

 67 vjeç do të mbushte sot komandanti legjendar, Adem Jashari, nëse do të ishte gjallë.

.Ai lindi më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt dhe ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit.

Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës. 


MË SHUME NGA Kosovë