25 vjet nga dita e daljes së UÇK-së në publik
Foto: RTKLive
Kosovë

25 vjet nga dita e daljes së UÇK-së në publik

J.Musliu/RTKlive

Më 28 nëntor të vitit 1997, për herë të parë në skenë doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci nga LLusha e Skenderajt, i vrarë nga forcat serbe, derisa ai po mbante mësim. Ishin Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj,  ishin tre pjesëtarët e UÇK-së që dolën në skenë dhe iu drejtuan të pranishmëve.

Më vonë u kuptuar se Rexhep Selimi ishte ai që lexonte deklaratën dhe kishte vendosur një maskë në fytyrë, ndërsa Mujë Krasniqi kishte vendosur një palë syze dhe një kapelë, ndërsa Daut Haradinaj vetëm një kapelë.

Këto maskime i kishin bërë në mënyrë që të mos njihen në publik.

Mujë Krasniqi më pas u vra më 14 dhjetor të vitit 1998, Rexhep Selimi është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa Daut Haradinaj vazhdon të mbesë në skenën politike të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kosovë