(E plotësuar)Prizreni nis kremten me homazhe të varrezat e dëshmorëve/Video
M.Axhami/RTK
Me homazhe në varrezat e dëshmorëve nis kremtimi i Festës së Flamurit Kombëtar në Prizren. Homazhe atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës, u bënë familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve, ato të Policisë së Kosovës, Ushtrisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë.
28 Nëntori në Kosovës ngërthen në vete katër ngjarje historike; nëntorin e lavdishëm të Skënderbeut, krijimin e shtetit shqiptar; lindjen e komandantit legjendar Adem Jashari; dhe daljen në skenë të UÇK-së.
Përveç homazheve te varrezat e dëshmorëve, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por dhe nga Kuvendi i Kosovës e nga pushteti lokal, kanë bërë homazh te Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Zëvendëskryeministrja Emili Rexhepi nderoi me bashkëpunëtorë heronjtë dhe ideatorët e asaj lidhje: Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin dhe Sylejman Vokshin.