Realizohet portret i veçantë i Komandantit Adem Jashari |Video
Foto: RTKlive
Kosovë

Realizohet portret i veçantë i Komandantit Adem Jashari |Video

Ganimete Baliu/RTK

Frymës së festave nuk mund t’i ikin as artistët të cilët gjithnjë sjellin punime në nderim të figurave historike. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Besart Gashi, i cili ka realizuar portretin e komandantit legjendar Adem Jashari, me teknikën e tij të veçantë.

Besart Gashi i cili është anëtar në Akademinë e Arteve Evropiane me seli në Paris,  ka zgjedhur një mënyrë të veçante për të nderuar figurën e komandantit legjendar Adem Jashari, me rastin e Ditës së Flamurit. Këtë e ka bërë nëpërmjet artit të tij.

Ajo që transmeton figura e komandantit është edhe arsyeja e realizimit të këtij portreti të veçante.

Tashmë bëhen 6 vite që Besarti realizon çdo nëntor punime të tilla me kapëse metali, të portreteve të figurave historike.

Me artin e tij Besarti ka arritur t’i dërgojë përtej kufijve heroizmat e dëshmorëve të vendit tonë. Ai me figurën e heroit Agim Ramadani ka arritur që të hyjë në librin e rekordeve Ginis.

Për realizimin e kësaj vepre janë përdorë mbi 3 milion kapëse metali.


MË SHUME NGA Kosovë