Kaçanikasit e festojnë 28 Nëntorin dhe përurojnë Kullën e Nikajve|Video
Driton Ramadani/ RTK
Me përurimin e ‘Kullës së Nikajve’ kaçanikasit kanë shënuar 28 Nëntorin. Me këtë rast u tha se kjo kullë u dedikohet të gjithë të rënëve për liri.
Kjani Guri nga Këshilli Organizativ për ndërtimin e Kullës dhe ish-ushtar UÇK, tha se objekti Kullës së Nikajve’ ngërthen në vete vlerat më sublime të gjithë atyre që kanë kontribuar me shekuj deri tek lufta e fundit e UÇK-së.
Kurse Kudusi Lame ish-gjeneral i ushtrisë shqiptare, tha se nderimi i luftëtarëve nuk ka gjë më të mrekullueshme ‘dhe vetëm kaq kërkon ajo periudhë e lavdishme e luftës dhe ajo periudhë e madhërishme e asaj ushtrie që na e solli lirinë.
Në këtë ditë u bë zbulimi i pllakës në shtëpinë muze të dëshmorit Ismajl Raka dhe memoriali kushtuar martirëve të rënë luftën e fundit, si dhe në hyrje të Kaçanikut u zbuluan tri shkronjat e UÇK-së.
“Kemi bërë shpalosjen e tri shkronjave të arta të UÇK e cila ka qenë iniciativë dhe vullnet i të rinjve të cilat i lanë një vlerë historisë”, tha Besim Ilazi kryetar i Kaçanikut
Në shënim të 28 Nëntori janë bërë edhe homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Kaçanikut.