22:58 / 28.11.2022
Bislimi dhe Sveçla festojnë 28 Nëntorin bashkë me policët në veri
K.Kasumi/ RTKlive
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe me zyrtarë policorë kanë festuar 28 nëntorin.
"Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë", ka shkruar ministri Sveçla.
"Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm", ka shtuar ai.
Shqipëria, por edhe shqiptarët në gjithë botën kanë festuar 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.