Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Emisioni do të fillojë me parashikimin e motit dhe ngjarjet e ditës.
Kurse Florie Bajoku nga MUTE Foundation, flet për “Unë ty, dashuri në paketë”, ndaj gjërat e tua me fëmijët në Ukrainë”.
Kurse Ramë Hamzaj udhëheqës i Divizionit të Banimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), do të flas për Ligjin për të drejtën banesore.
Sonte premiera e dokumentarit “Përtej territ” “përtej territ”, trajton temën e abuzimit dhe dhunës ndaj grave. Për këtë e ftuar është Donjeta Mejtani, regjisore.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.