Në Brezovicë u sekuestruan 10 objekte hoteliere dhe shtëpi malore|Video
Foto: RTK
Kosovë

Në Brezovicë u sekuestruan 10 objekte hoteliere dhe shtëpi malore|Video

Driton Ramadani/RTK

10 objekte hoteliere dhe vikend shtëpiza, janë sekuestruar në Brezovicë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

E gjithë kjo u bë në vazhdën e aksionit për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në zonën e tretë, te Parku Kombëtar “Sharri”.

 Në këtë aksion mori pjesë edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku, i cili bëri të ditur se në mesin e vilave kishte edhe të atilla që u ishin bërë dhuratë zyrtarëve të lartë.

Të premten,  shiritat u vendosen si shenja ku tash e tutje, shtëpitë që dyshohet se u ndërtuan në mënyrë të paligjshme në Brezovicë,  nuk mund të shfrytëzohen.

Me urdhër të prokurorisë themelorë të Ferizaj, 10 objekte hoteliere dhe vikend shtëpiza u sekuestruan përkohësisht në kuadër të aksionit të rastit të njohur 'Brezovica'.

Mes këtyre vilave, 2 prej tyre dyshohet të kenë qenë dhuratë e ndërtuesve për ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq i cili edhe dha leje për ndërtimin e tyre.

Këto detaje i bëri të ditur prokurori i rastit 'Brezovica' Rasim Maloku i cili gjatë aksionit doli në vendngjarje.

"Meqë disa prej tyre janë fituar si dobi posurore si dhurata për keqpërdorimet që kanë bërë zyrtarët të Shtërpcës, dy prej cilave janë këtu që sado i vendosëm shenjat e ndalimit për hyrje në këto objekte janë dhurata që ka përfituar i pandehuri Bratisllav Nikolliq, për lëshimin e lejeve të kundër ligjshme”, tha Rasim Maloku, prokuror i rastit.

“Tani do te vazhdojmë edhe me disa objekte qē janë hoteliere dhe vikend shtëpizave që janë kundërshtim me ligjin edhe të cilat janë rezultat i veprave penale keqpërdorim i detyrës zyrtare marrje ryshfeti dhe forma të tjera".

Ky aksion ka filluar një vit më parë në zonën e Brezovicës dhe deri më tani janë sekuestruar dhjetëra vila të cilat dyshohet se u ndërtuan paligjshëm në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar “Sharri”.


MË SHUME NGA Kosovë