Nënshkruhet udhëzimi për dokumentacionin e arsimit parauniversitar
K.Kasumi/ RTKlive
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se sot është nënshkruar Udhëzimi Administrativ për Dokumentacionin shkollor në arsimin parauniversitar.
Këtë e bëri të ditur Nagavci përmes një postimi në “Facebook”, teksa shtoi se me këtë udhëzim krijohet baza ligjore për digjitalizimin e dokumentacionit pedagogjik.
“Gjithashtu, ky dokument redukton ngarkesën administrative për kujdestarët e klasave, sekretarët e drejtorët e shkollave.
Kjo do t’i kontribuojë shtyllës së pestë të Strategjisë për arsim në të cilën parashihen investime mbi 51 milionë për 5 vitet e ardhshme”, shkroi ajo.
Me këtë udhëzim përcaktohet dokumentacioni shkollor për arsimin parauniversitar, përmbajtjen dhe formën e tyre, botimin, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit.