Nagavci dhe Guerot nënshkruajnë marrëveshje të re për bursat universitare
Kosovë

Nagavci dhe Guerot nënshkruajnë marrëveshje të re për bursat universitare

K.Kasumi/ RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorin francez në Kosovë, Oliver Guerot kanë nënshkruar një marrëveshje të re për bursat në nivelin master.

Ministrja Nagavci ka thënë se thirrja për bursa do të shpallet çdo dy vjet, kurse kohëzgjatja e programit të bursave do të jetë 6 vjeçare.

Sipas saj kjo marrëveshje ka për qëllim promovimin e lëvizjes së studentëve kosovarë në Francë përmes mbështetjes financiare dhe përforcimin e bashkëpunimit ekzistues në këtë fushë.

“Studentët e përzgjedhur duhet të jenë janë studentë të dalluar, të diplomuar në institucione të akredituara të arsimit të lartë në Kosovë. Ata do të kenë mundësinë të ndjekin studime Master në universitetet më të mira franceze kurse përzgjedhja e përfituesve do të bëhet nga këshilli i programit”, ka shkruar Nagavci.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Kosovë