Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore ende jofunksional|Video
Kosovë

Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore ende jofunksional|Video

Valjeta Shala/ RTK

Në vende të ndryshme mund të shihen shumë mbetje shtazore, të cilat hedhen vend e pavend, ani pse ka kohë që në Kosovë është ndërtuar fabrika për përpunimin e tyre, e ku janë investuar miliona euro. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë presin që fabrika të funksionalizohet në fund të vitit 2024.

Por edhe sëmundjet që bartin kafshët janë jo të rralla.Rreziku nga përhapja e sëmundjeve që mund të bartin të gjitha këto është i madh, si për njerëzit, ashtu edhe për mjedisin. Por, fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore për të cilën u shpenzuan miliona euro ende është jashtë funksionalizimit.

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu tregoi se kur pritet të funksionalizohet fabrika.

“Sipas projektit që do ta ndihmojë me ekspertë të fushës, parashihet që të jetë në katër faza.
Fizibiliteti, vlerësimi teknik, mjedisit-financiar, pra është që të bëhet nga 20 ditë për secilin. Besoj që pritet që tre-mujori i vitit 2023 të kryhet ky fizibilitet dhe të na jepet një pasqyrë e qartë se si do të vazhdohet më tutje me funksionalizimin e kësaj fabrike. Nëse do t’i kemi vlerësimet e mira atëherë,mundësitë që fabrika të funksionalizohet deri në tre-mujorin e fundit të 2023-shit janë reale”, tha Flamur Kadriu, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Ai foli edhe për qëllimin dhe rëndësinë e kësaj fabrike për vendin.
“Ne gjithmonë jemi azhur në sëmundje të reja. Në kohën e fundit kemi pasur edhe sëmundjen e
lëkurës gungore që ka qenë e re për neve. Ato kafshë që të gjitha duhet të asgjësohen, të eliminohen e të largohen nga tregu e të mbarojnë në një fabrikë të tillë në mënyrë sa më humane. Ta kemi mënyrën më të mirë të asgjësimit dhe ta eliminojmë rrezikun, ky ishte qëllimi kryesor”, deklaroi Kadriu, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Ai shtoi se ndihmë të madhe në proces të funksionalizimit të fabrikës po jep edhe Ministria e
Bujqësisë, Drejtoria për Integrime Evropiane, Ministria e Mjedisit etj.


MË SHUME NGA Kosovë