Gërvalla: Momenti i duhur për Kosovë për të aplikuar për në BE
Afet Bela/ RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Sipas saj perspektiva e Kosovës është shumë e qartë, integrimi në BE, raporton RTKlive. “Republika e Kosovës më në fund, po paraqet kërkesën për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian, natyrisht procesi nuk përfundon me aplikim, apo dorëzimin e kërkesës në BE, por fillon një fazë shumë e rëndësishme në të cilën si një prej gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, shpreh edhe formalisht aspiratat e saj për tu anëtarësuar në BE, nuk ka alternativë tjetër e Kosovës”, tha ajo. Sipas saj qeveria e di, se ka sfida para vetes.
Sipas saj ka strategji shumë të qartë rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim me partnerët tonë si në BE, ashtu edhe në SHBA rreth aspiratave për anëtarësim në BE. "Jo vetëm që ka koordinim, por edhe mbështetje të fuqishme për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE”, tha Gërvalla.























