Sveçla: Lufta kundër krimit s’ka alternativë
J.Musliu/RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar të gjithë deputetët për votën pro në lexim të parë, të Ligjit për Zyrtarë Publikë dhe Ligjin për Paga.
Ai deklaroi se sulmet që cenojnë sigurinë e vendit, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme.
“Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë”, deklaroi Sveçla, duke shtuar se Policia e Kosovës, të enjten ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor.
“E sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policorë”.
Sveçla deklaroi se ashtu siç edhe janë zotuar në vazhdimësi, lufta kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim, nuk kanë alternativë.
“Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë”.
“Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do t’ia dalim mbanë”, shkroi Sveçla në facebook.























