Përfitojnë panele solare nga BE-ja|Video
Driton Ramadani /RTK
Katër shkolla të Ferizajt dhe një e Çairit të Maqedonisë së Veriut janë pajisur me panele diellore, të cilat kanë përfituar nga një projekt i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian. Zyrtarë shtetëror të dyja vendeve thonë se do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen për projekte të tilla.
Katër institucione shkollore të Ferizajt kanë përfituar instalim të paneleve diellore i financuar nga BE-ja në kuadër të projekti ndërkufitar ku është i përfshirë edhe komuna e Çairit nga Maqedonia Veriore.
“Projektet si ky do të jenë shembull për investimin zhvillimin dhe rritjen e efiçientës së energjisë dhe burimeve të ri përprishmë të energjisë në ndërtesa publike e që janë në përputhje të plotë me objektivat e BE-së, për mbrojtjen e mjedisit dhe zvogëlimin të emetimit të karbonit”, tha Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
“BE-ja është mjaft e përkushtuar që të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimin në sektorin e mjedisit. Gjithashtu besoj që do ta kemi përkushtimin e qytetarëve dhe institucioneve në mbrojtjen e mjedisit”, tha Johannes Stenbaek Madsen, udhëheqës i sesionit të bashkëpunimit të BE-së në Kosovë.
Kryetari i Ferizajtm Agim Aliu dhe ai i Çairit, Visar Ganiu mirëpriten këto investime.
“Që të kursejmë energjinë elektrike që të promovojmë efiçiencën e energjisë si një rrugë e pashmangshme e së ardhmes duke mbrojtur kështu financat lokale por edhe resurset energjetike”, tha Agim Aliu, kryetar i Ferizajt.
“Katër institucionet që po vendosim panelet fotovoltaike në komunë Çairit do të prodhojnë 4780 kilovat energji elektrike për një vit nuk do ta ndotin aspak mjedisin jetësor ndërsa do të prodhojnë energji elektrike nga burimi e ripërtërishme”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit.
Projekte të përbashkëta ndërmjet Ferizajt dhe Çairit pritet të realizohen edhe në të ardhmen.























