Aliu: Qeveria të kthejë grantin e katërtë të komunave
Sh.Gashi/ RTKlive
Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetar i Komunës së Ferizajt, sot në RTK ka folur për aktivitetet dhe objektivat e asociacionit të komunave të Kosovës, për bashkëpunimet, sfidat projektet e komunave të Kosovës, komuna e Ferizajt gjatë vitit 2022 dhe projektet për vitin 2023.
Ai ka thënë se komunat e Kosovës kanë shumë probleme, për të cilat bëri me dije se i kanë adresuar ato qeverisë.
Aliu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të kthejë grantin e katërtë të komunave për Kosovën.
“Problemet ka po thuaj në të gjitha komunat e Kosovës e po ashtu edhe komuna e Ferizajt, por të ngjashme kanë qenë edhe në të gjitha agjencitë buxhetore e edhe kjo ka qenë arsyeja që ne kemi adresuar kërkesa të kryeministri i Kosovës Albin Kurti pastaj edhe në takimet e drejtpërdrejta që ne kemi pasur me kryeministrin Kurti, sigurisht disa kanë filluar të zgjidhen nga ato që ishin çështje siç është Bordi i Funksionaliteti i OSHP-së i cili për 14 muaj ka mbajtur peng shumë nga kontratat”, tha ai.
Ali ka folur edhe për Asociacionin e komunave të Kosovës, e cila është një organizatë e cila tashmë ka bërë një punë në krijimin e infrastrukturës ligjore.























