13:59 / 20.12.2022
Haradinaj kujton Lulzim Morinën: Dallohej për heroizëm të rrallë
N.Mekolli /RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar komandantin e UÇK-së, Lulzim Morina në 22-vjetorin e vdekjes.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se komandant Luli ishte njëri ndër luftëtarët më të zotë të UÇK-së. Ai dallohej për heroizëm të rrallë.
"Lulzim Morina i njohur gjatë luftës si Komandant Luli, ishte njëri ndër luftëtarët më të zotë të UÇK-së. Ai dallohej për heroizëm të rrallë. Me guximin dhe vendosmërinë e tij, e nderoi emrin e Agim Zenelit, me Brigadën 135, që e udhëhoqi me shumë sukses", ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Hallaqi i Vogël i Lipjanit dhe i tërë kombi ynë, janë krenarë me veprën e Lulit, ka shkruar Haradinaj.
























