Vazhdon bllokimi i rrugëve në veri për të dymbëdhjetën ditë me radhë
BKT
Kosovë

Vazhdon bllokimi i rrugëve në veri për të dymbëdhjetën ditë me radhë

RTK

Për të 12-në ditë me radhë barrikadat vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që qojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, në veri të vendit, atje për sot është paralajmëruar të mbahet protestë.

Dy rrugët për në veriun e Republikës mbesin edhe më tutje të pakalueshme për shkak të kamionëve të ndalur tërthor rrugës nga grupet kriminale serbe.

Barrikadat po ua pamundësojnë lirinë e lëvizjes vetë serbëve që jetojnë në atë pjesë, të cilët e pohojnë këtë vetëm prapa kamerave.

9 barrikada janë vendosur gjithsej, sulmet kundër ekipeve të medieve po vazhdojnë, sikurse po vazhdojnë edhe shpërthimet e kohëpaskohshme.


MË SHUME NGA Kosovë