Lansohet sistemi online
BKT
Kosovë

Lansohet sistemi online

RTK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, lansoi sistemin e parë online të të dhënave të centralizuara penale, i cili do t`i mundësoj publikut dhe institucioneve që shpejt dhe pa pritur në radhë të kenë çasje dhe të marrin çertifikatat e dosjeve kriminale.

Kreu i BE-së në Seksionin për Bashkëpunim të Kosovës, Johannes Madsen, tha se sundimi i ligjit mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, tha se ky sistem shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet për të rritur transparencën por gjithashtu do ta sjellë Kosovën një hap më afër rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE.

Zhvillimi i këtij sistemi është përkrahur nga BE me vlerë prej 3.6 milionë euro.


MË SHUME NGA Kosovë