Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar kërkon njohjen e statutit të tyre
BKT
Kosovë

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar kërkon njohjen e statutit të tyre

M.Miftari/RTKlive

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar përmes një komunikate për medie kërkon njohjen e satutit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar.

Në komunikatë, mes tjerash, i bën thirrje ministrit Murati dhe qeverisë, meqë Qeveria e Kosovës vitin 2022 e ka shpallur “Vitin e Personave me Aftësi të Kufizuar”  dhe, duke qenë e përkushtuar  për  mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, në veçanti, që këtë projektligj ta vë në agjendë dhe ta shtyjë përpara si proces.

 “Ua rikujtojmë ministrit Murati dhe institucioneve qeveritare se ne, si komunitet i personave me aftësi të kufizuar, akoma nuk kemi parë rezultate konkrete në këtë drejtim”, thuhet, mes tjerash, në komunikatë.

Duke shpresuar se kërkesat e adresuara  do të hasë në mirëkuptim nga institucionet e Kosovës që ky projektligj të jetë pjesë e agjendës legjislative në vitin në vijim, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar shprehet i gatshëm të kontribuojë me të gjitha kapacitetet që ka.


MË SHUME NGA Kosovë