Policia shpërndan dhurata për fëmijët e Mitrovicës
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kosovë

Policia shpërndan dhurata për fëmijët e Mitrovicës

RTKlive

Në prag të festave të fundvitit, Policia e Kosovës, ka vendosur që të jetë edhe më pranë më të vegjëlve.

Kështu, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, në vigjilje të festave të fundvitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit, shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në “Lagjen e Boshnjakëve”, “Kodrën e Minatorëve” e  “Lagjen e Doktorëve”.

Dhuratat janë shpërndarë për fëmijë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit.


MË SHUME NGA Kosovë