Përgatitjet e fundit për festën e ringjalljes|Video
Driton Ramadani/RTK
Në Kishën Katolike "Engjëlli i Rojës" në Ferizaj, janë bërë përgatitjet e fundit që në mënyrë sa më madhështore të shënohet festa e Krishtlindjes.
Kjo festë është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët luten më shumë se kurrë për paqe e dashuri në botë.
Kështu, në kishën katolike "Engjëlli i Rojës" në Ferizaj janë bërë përgatitjet e fundit që në mënyrë sa më madhështore të shënohet festa e Krishtlindjes.
"Edhe ne këtu në Ferizaj në famullin "Engjulli i Rojes" kemi bërë përgatitjet e duhura e sidomos për këtë mbrëmje”, thotë Don Mikel Sopi, famullitar i kishës "Engjëlli i Rojës". “Dëshirojmë që në këtë mbrëmje t’i kujtojmë në mënyrë paksa më të veçantë të vetmuarit të sëmuarit dhe sidomos fëmijët jetima apo ata që nuk e gëzojnë lirin që e kemi ne".
Në kuadër të shënimit të festës do të mbahet edhe një program dhe do të shpërndahen dhurata për fëmijë.
"Një program që do të fillojmë me fëmijë këngë po ashtu edhe rinia do të jetë e angazhuar. Më pas është edhe mesha festive e paraparë për këtë mbrëmje. Meqense kremtojmë ngrohtësin dritën dashurinë e Zotit për njeriun dëshirojmë që këtë dashuri edhe mëtejë ta rrisim në zemrat tona që të ketë sa më shumë dritë paqe mirëkuptim, thotë Sopi për RTK-në.
Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët luten më shumë se kurrë për paqe e dashuri në botë.























