Festa e Krishtlindjes mbledh mërgimtarët në atdhe|Video
Valjeta Shala/RTK
Mesnata shënon natën e Krishtlindjes, ndërsa në pikën kufitare në Merdar për të hyrë në Kosovë, pritjet janë deri në dy orë ose kolonat e gjata deri në 700 metra.
Kjo për shkak se bashkatdhetarët tanë sikurse çdo vjet, vijnë në vendlindje për festat e fundvitit.
Garip Sadiku, bashkatdhetar nga Gjermania thotë se çdo festë e kalon në vendlindje.
Për festat e fundvitit edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë vijnë në Kosovë.
E pritjet në pikën kufitare në Merdar janë deri në 2 orë, kurse kolonat të gjata deri në 700 metra.
“Kemi bërë rrugë rreth 30 orë deri këtu, edhe këtu dy-tri orë. Serbia nuk na ka ndalë e këtu një 1 orë”, thotë Garip Sadiku, bashkatdhetar nga Gjermania.
“Njësoj Kroacia. Këtu në Merdar na ka rënë më shumë të presim sepse edhe shumë autobusë".
Pritjet në Merdar i konfirmon edhe mërgimtari Rifat Rudi nga Gjermania.
“Në pikat kufitare nga 3-4 orë. Edhe gjatë rrugës ka qenë komunikacioni i ngarkuar”, thotë ai. “12 orë i kemi bërë afërsisht- vetëm pritje."
Ndërkohë, mërgimtari Brahim Mahmutaj tregon se ka kaluar mirë rrugës.
“Por pak pritje kemi pasur nëpër kolonë. Por meqë vijmë në vendlindje, duhët t’i përballojmë të gjitha".
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritje gjatë ditës deri në 1 orë kishte edhe tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”, por jo edhe në pikat tjera. Kurse pikat e kalimit në Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të sigurisë.























