Krasniqi uron për festën e Krishtlindjes
BKT
Foto: Memli Krasniqi/Facebook
Kosovë

Krasniqi uron për festën e Krishtlindjes

J.Musliu/RTKlive

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

“Krishtilindje t’bardha!”, ka uruar Krasniqi. Ai tha se kishte kënaqësinë që të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren – Prishtinë, imzot Dodë Gjergji, në qendrën “Bogdanipolis” të Katedrales Shën Tereza në Prishtinë me rastin e Krishtlindjes!

“Ipeshkvin e urova për festën e madhe të Krishtilndjes, e përmes tij edhe të gjithë qytetarët e besimit katolik në Kosovë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Shëndet, harmoni, paqe dhe shumë begati për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar!”


MË SHUME NGA Kosovë