10:53 / 25.12.2022
Nga Pjetërshtani i Gjakovës, presidentja Osmani uron Krishtlindjen|Foto
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur që natën e Krishtlindjes, ta kalojë në fshatin Pjetërshtan të Gjakovës.
Në fshatin e zbukuruar me drita nga banorët vendas, presidentja Osmani, bashkë me familjen e saj, uroi të gjithë besimtarët e krishterë për këtë festë të madhe.
“Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli”, deklaroi presidentja në llogarinë e saj në Facebook.
“Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikëpritjen tradicionale shqiptare”.
Nga aty, ajo uroi edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë.
“Gëzuar Krishtlindjen”, shkroi Osmani.



























