Malisheva po përballet me mungesë të rrymës|Video
BKT
Kosovë

Malisheva po përballet me mungesë të rrymës|Video

Valjeta Shala/RTK

Komuna e Malishevës është duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Madje disa banorë thonë se përveç mungesës, problem po paraqet edhe rryma e dobët.

Lidhur me situatën në Malishevë, sa i përket energjisë elektrike, ka reaguar edhe kryetari i saj, Ekrem Kastrati. Ai ka bërë thirrje të gjithë institucioneve relevante që të marrin masa karshi kësaj çështjeje.
Kastrati, po ashtu, ka bërë thirrje për mosdiskriminim ndaj qytetarëve të Malishevës sa i përket energjisë.
Kurse nga KEDS së fundmi kanë njoftuar se ekipet po punojnë vazhdimisht për të rikthyer në funksion një largpërçues i cili po bie nga funksioni si shkak i mbingarkesës dhe shumë shpejtë sipas tyre ky largpërçues do të rivihet në funksion.


MË SHUME NGA Kosovë